SI TË VOTOJ MË POSTË?

Shkarko fletëvotimin ne linkun më lartë (është e lidhur direkt nga linku i KQZ-së). Pastaj vepro si më poshtë.

  • Plotëso Subjektin Politik në anën e majtë.
  • Në anën e djathtë plotëso deri në 5 Kandidatë për Deputetë.
  • Palo fletëvotimin dy here, dhe fute në një zarf të vogël (C6), e cila mbetet e pa shënuar.
  • Fotokopjo Pasaportën apo Letërnjoftimin dhe palo atë njëherë.
  • Zarfin me fletëvotimin (C6) bashkë më kopjen e Letërnjoftimit apo Pasaportës fute në një Zarf C5 (më të madh) dhe e mbyllë! Shkruaje adresën e KQZ-së dhe adresën tuaj Kjo Votë është e përfunduar, dhe mund ta dërgoni në Postë!

Nëse edhe familjarët tuaj kanë aplikuar për votim më Postë dhe iu është pranuar kërkesa, ju mund t'i dërgoni votat bashkë në një Zarf!
Në këtë rast edhe Personi i dytë apo i tretë duhet të bëj të njejtën procedurë si më lart, dhe pastaj i futëni zarfet në një zarf më të madh dhe e dergoni në Postë!

ADRESA E KQZ-SË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Transport Image

DËRGESA ME POSTË

Ju sugjerojmë që votat t'i dërgoni me postë Priority Europe, Posta e Zvicrës mbrenda dates 2 - 4 shkurt. Pas datës 4 shkurt dërgesa me postë të zvicrës nuk arrinë me kohë në KQZ, në ketë rast ju duhët të dërgoni votën me DHL Express.

  • POST:

    Dërgo me postë Priority Europe Posta e Zvicrës! Më së voni deri më 4.2.2021

  • DHL:

    Dërgo me DHL Express! Më së voni deri më 8.2.2021

Nëse keni pyetje lidhur me procesin e votimit ose keni nevojë për material shpenzues zarfa, fletëvotim, printim të dokumenteve kërkoni vendin më të afërt në regjionin tuaj duke klikuar tek LISTA E PIKAVE